Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga ana e subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se akoma nuk kanë pranuar ndonjë aplikim, por që potencon se partitë politike kanë afat për një gjë të tillë deri me 16 gusht. Partitë politike, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, përveç aplikimit për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për Kuvendet Komunale. Pas aplikimit të partive politike, Elezi thotë se si KQZ do të bashkëpunojnë me institucionet PZAP, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Mbrojtjes, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe me Doganën e Kosovës, për të bërë verifikimin e kandidatëve nëse të njëjtit janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhje. Sa i përket regjistrimit për votuesit jashtë Kosovës, Elezi thotë se periudha e regjistrimit do të filloi me 10 korrik dhe do të përfundojë me 18 gusht.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …