Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se votat e dërguara me postë në KQZ do të numërohen ditëve në vijim

KQZ është duke vazhduar vlerësimin e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës, përmes postës, i cili ka filluar më 9 shkurt 2025

Krye-shefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së ka thënë se deri më tani, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar 8 mijë e 776 zarfe apo pako me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 8 mijë e 247 pako, ndërsa 529 janë refuzuar për arsye të ndryshme. Janë anuluar gjatë regjistrimit: 395, më shumë se një fletëvotim brenda zarfit, 34: mungon vula, pulla postare, 5: shteti i ndryshëm e dërgimit të zarfit nga shteti ku votuesi është regjistruar, 16: vetëm dëftesa, pa fletëvotim), 50: kanë dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë,  ka thënë ai. Sipas tij, gjatë periudhës së votimit përmes postës, KQZ ka pranuar 68mijë e 712 pako me fletëvotime, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar për votim përmes ishte 84 mijë e 600. Në përfundim të vlerësimit të këtyre pakove, do të dihet saktë se sa është numri i pakove me fletëvotime të cilat do t’i nënshtrohen numërimit. Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, ka thënë Ahmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale vendosi modifikimin e dënimeve të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe qysh sot mundësoi lirimin e tyre

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të Sabit Januzit dhe Ismet …