Votimi

KQZ është e gatshme që të organizojë edhe një palë zgjedhje nëse ato do të mbaheshin para muajit prill

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është i gatshëm që të organizojë edhe një palë zgjedhje, pas atyre të 6 tetorit. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, thotë se edhe pse është sfiduese organizimin edhe i një palë zgjedhjeve, duhet të përmbushin këtë obligim kushtetues, nëse kjo u kërkohet. Nëse vendi do të shkojë sërish në zgjedhje, shteti ka buxhet rezervë, i cili do të mund të shfrytëzohej. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, thekson se në kuadër të kësaj ministrie ekziston një fond i cili mund të përdoret në rast se vendi mbetet pa Qeveri. Por krejt kjo sipas tij, veç nëse zgjedhjet mbahen para muajit prill të vitit të kaluar, ngase bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike nuk lejon asnjë pagesë të brendshme, përveç ndonjë borxhi publik./EO/.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …