Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ i drejtohet institucioneve kompetente për verifikimin e mbi 3 mijë kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Sipas elezit, për të bërë verifikimin e listës së kandidatëve me 3 mijë e 205 emra, që u takojnë subjekteve të ndryshme politike, i janë drejtuar Këshillit Gjyqësor i Kosovës, ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ministrisë së Punëve të Jashtme, ministrisë së Mbrojtjes dhe Doganës së Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së thotë se është kërkuar për secilin kandidat verifikimi sipas fushës së përgjegjësisë që mbulojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …