Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e ka njoftuar kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që janë mbajtur më 11 qershor. Një kopje të rezultateve KQZ e ka dërguar edhe në Kuvendin e Kosovës. “Mund t’iu konfirmoj se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar presidentin e Republikës së Kosovës, z. Thaçi për vendimin lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Së bashku me shkresën njoftuese, ne i kemi bashkangjitur edhe një kopje të rezultateve të certifikuara. Po ashtu, një kopje të rezultateve e kemi dërguar edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha për KosovaPress zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. Në bazë të rregullores së Kuvendit, presidenti i Kosovës duhet ta thërras mbledhjen konstituive të Kuvendit në afat prej një muaji që nga dita e certifikimit të rezultateve nga KQZ.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …