Fushata zgjedhore për subjektet politike që do të garojnë në radhën e dytë të zgjedhjeve do të jetë pesëditore. Fushata do të fillojë më 8 dhe do të përfundojë më 12 nëntor. Për votuesit e regjistruar suksesshëm nga jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik-18 gusht, KQZ-ja ka vendosur 15 ditë në dispozicion të tyre për të votuar përmes postës. Ky votim fillon më 29 tetor. Deri para kësaj date KQZ-ja planifikon të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për ta bërë të mundur fillimin e votimit jashtë vendit. Fletëvotimet pastaj duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor”, ka saktësuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …