Zgjedhjet

KQZ-ja certifikoi kandidatët për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit

KQZ-ja në mbledhjen e mbajtur sot  mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit që do të mbahen më 4 dhjetor 2016.  Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre. Komisioni mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, si në vijim:

 

Kandidatët e certifikuar janë:

Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci

Lidhja Demokratike e Kosovës, Bedri Nika

Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj

Aleanca Kosova e Re, Elmi Thaçi

Partia Fjala, Vehbi Berisha

Kandidat i Pavarur, Xhavit Drenori

Kandidat i Pavarur, Naim Bazaj

Kandidat i Pavarur, Rrahim Elshani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …