Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot lidhur me kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim të vendvotimeve të tjera. QNR-ja do të kërkojë rinumërim të mbi 500 vendvotimeve, për çka pritet edhe miratimi nga ana e anëtarëve të KQZ-së. Vendimi për rinumërimin e këtyre 314 vendvotimeve erdhi po pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër, gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.
