Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime që janë pjesë e votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës. Sipas të dhënave të KQZ-së, nga rreth 70 mijë pako që ishin dërguar në kutitë postare që KQZ i kishte hapur në 22 shtete të ndryshme, përfshirë dhe të dhënat nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë, ky institucion ka vlerësuar deri më tani më shumë se 22 mijë të tillë. Këtij procesi pritet t’i nënshtrohen më shumë se 46 mijë e 600 zarfe apo pako të tjera me fletëvotime. Sipas procedurave të KQZ-së, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara.
![Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/kqzzzzz-1-660x330.png)