Zgjedhjet Maqedoni

KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare të radhës së dytë të zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të radhës së  dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Fituese e këtyre zgjedhjeve është partia opozitare maqedonase VMRO-DMNE, e cila ka fituar në 20 nga 44 komuna në sa u votua në balotazh. Sipas rezultateve, në dy rundet zgjedhore, VMRO DPMNE-aj ka fituar 41 komuna nga 80 sa ka gjithsej Maqedonia e Veriut, dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit lokal. LSDM-ja ka fituar 16 komuna, BDI-ja dhjetë komuna, Lëvizja BESA dy komuna, Aleanca për Shqiptarët gjithashtu dy komuna, ndërsa partitë tjera nga një komunë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …