leoni

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot pritet të nis procesi i rinumërimit të dymbëdhjetë vendvotimeve

KQZ-ja kërkon konfirmim nga PZAP dhe Supremja se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar, për t’i shpallë rezultatet finale

Ende nuk ka një datë se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se aktualisht nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare sepse duhet të priten çështjet që janë parashtruar në institucionet tjera. “Para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi të kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare”, ka thënë Elezi. Ai ka ka konfirmuar se tani ka mbetur vetëm ankesa e VV-së, në Gjykatë Supreme. “Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesën që është parashtruar”, ka deklaruar ai. Lëvizja Vetëvendosje është ankuar dje në Gjykatë Supreme për 1806 fletëvotimet e mërgatës të cilat nuk janë numëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …