Komisioni Qendror Zgjedhor në konferencën për media ka bërë të ditur se nga të gjitha të dhënat e marra nga qendrat e votimit që janë mbyllur me kohë, në zgjedhjet lokale kanë dalë 43.82 për qind e votuesve, duke mos përfshirë votat me kusht që do të numërohen më vonë. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka falënderuar qytetarët për maturinë e treguar gjatë zgjedhjeve, duke thënë se procesi zgjedhor ka shkuar pa ndonjë parregullsi që do të ndikojë në zgjedhje. Me mbylljen e vendvotimeve zyrtarisht fillon afati për paraqitjen e ankesa në PZAP. Për konferencën e radhës për shpalljen e rezultateve preliminare mediet do të njoftohen me kohë, ka thënë kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …