Me ftesë të Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës, një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në përbërje të kryetares Valdete Daka dhe anëtarëve Florian Dushi dhe Erxhan Shpat, po merr pjesë në Konferencën e 13’të Evropiane për Trupat Menaxhuese Zgjedhore, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë. Tema kryesore e kësaj konference e organizuar nga Komisioni i Venedikut i Këshillit të Evropës në bashkëpunim me Autoritetin e Përhershëm Zgjedhor të Rumanisë, është: “Teknologjitë e Reja në Zgjedhje: Besimi dhe Sfidat për Trupat Menaxhuese Zgjedhore”. Gjatë punimeve të konferencës, përfaqësues të shteteve të ndryshme, duke përfshirë edhe përfaqësues të dy institucioneve organizatore, prezantuan praktikat e vendeve prej nga vijnë lidhur me teknologjitë e reja të aplikuara në periudhën para zgjedhore; në Ditën e Zgjedhjeve dhe gjatë fazave në vazhdim, si dhe aspekte tjera me rëndësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …