Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar tekstin lidhur me përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Megjithatë, këtë miratim e ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka shprehur shqetësimin për përfshirjen e Listës Serbe në fletëvotim. Sami Kurteshi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se votohet fletëvotimi, por pa subjektin e Listës Serbe. Në këtë mbledhje nuk është miratuar rekomandimi për ndarjen e mjeteve nga Fondi për mbështetje të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Kundërshtimi për këtë ishte lidhur me përfshirjen e Listës Serbe si një nga subjektet politike që do të përfitojnë nga ky fond. Shumat që do të ndahen janë specifikuar për secilin subjekt politik, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lista Serbe dhe AAK-në.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në
Autoritete të KFOR-it kanë konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …