Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës, por nga Lista Serbe tha se kjo parti dhe qytetarët që e mbështesin atë, nuk do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor. Kryetarja, Vjosa Osmani, shpalli 18 dhjetorin datë të mbajtjes në të gjitha komunat e banuara me shumicë serbe. Deri te ky vendim erdhi pasi kryetarët e këtyre komunave – nga Lista Serbe – dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Procesi i riregjistrimit kundërshtohet nga shumica e serbëve në veri, ashtu si edhe nga Beogradi zyrtar dhe me siguri se do të dështojë. Këtë e dinë edhe zyrtarët e lartë të Kosovës, por kjo bëhet për marketing politik. Serbët kanë marrë qëndrim unik kundër targave RKS, në të cilat insiston Qeveria e Kosovës.
