leoni

KQZ-ja në Shqipëri ka vendosur të shtyjë me 60 minuta orarin zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit

KQZ-ja në Shqipëri ka vendosur të shtyjë me 60 minuta orarin zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shtyjë 60 minuta orarin zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit. Vendimi u mor 6 me 1 pas mbledhjes së radhës të mbajtur në orët e pasdites, ku u diskutua pjesëmarrja dhe problematika të tjera të procesit zgjedhor. Nga raportimet deri në orën 16:00, sipas KQZ-së kanë votuar rreth 36 përqind në rang vendi. Megjithatë, këto shifra përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël, pikërisht të atyre qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna për pjesëmarrjen në KQZ. Ndërkohë, pas orës 18:00 pati një rritje të fluksit të personave që janë paraqitur në dyer të qendrave të votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …