Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ-ja, vendosi për verifikimin e të gjithë votuesve nga diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar, në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendimin për verifikimin e të gjithë votuesve nga diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë. Në vendimin e KQZ-së, thuhet do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues. Ky vendim u hodh në votim gjatë mbledhjes që pati KQZ, derisa me të njëjtin u pajtua edhe Sami Kurteshi nga Vetëvendosja,  por po ai  vendim u kritikua nga deputetët e kësaj partie të cilën e quajtën antikushtetuese. Po kështu edhe Vjosa Osmani i dërgoi një letër Dakës, në të cilën ndër të tjera shkruan se “vota s’mund të kushtëzohet me një telefonatë”. Sipas këtij vendimi secili mërgimtar që nuk paraqitet në telefon,  ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …