KQZ

KQZ: Janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Drenas

Zyrtar të Komisionit Qendror Zgjedhor njoftuan se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Drenas. Gjatë konferencës së përbashkët me Prokurorinë dhe Policinë, krye shefi ekzekutiv i Sekretariatit në Komisionin Qendror Zgjedhor, Enis Halimi tha se tani më të gjitha materialet janë në depo. Duke folur për pastrimin e listave dhe mundësinë për votim të dyfisht, ai theksoi se listat janë pastruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërkohë, prokurorja Laura Pula tha se të gjithë ata votues që përpiqen të votojnë dy herë do t’i përgjigjen me 3 deri në 5 vjet burgim. Ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë, Naim Rexha tha se deri më tani janë mbajtur rreth 40 tubime zgjedhore dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …