Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve. Për mbarëvajtjen e tyre janë certifikuar rreth 30 mijë vëzhgues dhe ka bërë gati të gjitha materialet e nevojshme. Ndërkohë, edhe policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar planin e saj operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe se për këtë qëllim do të angazhohen një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të policisë. Edhe rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim. Kjo organizatë ka njoftuar se do t’i mbulojë të gjitha qendrat dhe vendvotimet, duke përfshirë edhe vendvotimet në komunat veriore, por edhe komunat tjera me shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …