Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar që përmes thirrjeve telefonike ta bëjë verifikimin e votuesve në diasporë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit. KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre. KQZ do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre, thuhet në mes tjerash në njoftim.