Qytetarët e Kosovës edhe dy ditë do të japin verdiktin e tyre për ata që duan të jenë në krye të vendit për të udhëhequr dhe të kenë një mandat tjetër qeverisës, katërvjeçar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025. KQZ ka miratuar edhe Listën e Qendrave të Votimit, ku në mbarë Kosovë janë miratuar 941 sosh. Por, me Ligjin e ri të Zgjedhjeve të Përgjithshme, janë bërë disa ndryshime lidhur me votimin me kusht. Nuk mund të votohet më me kusht në çdo qendër votimi, por vetëm në ato që i cakton paraprakisht KQZ.
