Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri me tani ka refuzuar gjithsej 3 mijë e 15 vota të diasporës

KQZ: kandidatët që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, do t’i nënshtrohen verifikimit të institucional

Të gjithë kandidatët që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, do t’i nënshtrohen verifikimit të institucioneve të ndryshme. Me anë të verifikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të vërtetojë nëse kandidatët që garojnë për deputetë janë në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe nenin 30 të tij. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, KQZ do t’i drejtohet edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të verifikuar nëse ndonjëri nga kandidatët për deputetë është dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë burgim efektiv, i cili nuk do të mund të kandidojë. Po ashtu Elezi ka thënë se verifikimi i kandidatëve para certifikimit është kërkesë ligjore dhe se ky proces do të bëhet në bashkëpunim me institucionet shtetërore si KGJK, PZAP, MPB dhe institucioneve tjera varësisht natyrës së verifikimit që kërkohet me ligj. Deri me 11 dhjetor të këtij viti, partitë politike duhet të dorëzojnë në KQZ kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …