Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike të cilat do të çertifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar. Vendimi i KQZ-së mbështetet në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues. Në vazhdim të mbledhjes, u njoftua se periudha për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar, në orën 18:00, sipas kohës në Kosovë. Po ashtu, lidhur me këtë proces, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …