KQZ ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është marrë vendim për të kufizuar shpenzimet e subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar të Besianës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor. Sipas vendimit në zgjedhjet e Besianës shuma e kufizuar e shpenzimeve është 43.931.5 euro. Në këtë mbledhje është bërë e ditur se ky vendim mbështetet në listën prelimare të votuesve, sipas së cilës, në këtë komunë numri jopërfundimtar i votuesve është 87 863 votues. KQZ-ja kufizoi shpenzimet e fushatës zgjedhore edhe për subjektet që do të garojnë në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, në shumën 11 590 euro. Sipas listës jopërfundimtare të votuesve, numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 23 180 votues.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …