Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje lidhur me votimin dhe procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputet, pas vendimit të Gjykatës Supreme për largimin nga lista të kandidatëve me aktakuza. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në Fletat Llogaritëse të Kandidatëve evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Sipas tij, në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar. Lidhur me fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme, Elezi ka thënë se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i ndryshuar në vitin 2010, ka qartësuar mënyrën e votimit. Kurse, lidhur me evidentimin e të dhënave nga numërimi, Elezi ka thënë se pas përfundimit të votimit, anëtarët e Këshillit të Vendvotimit, të cilët përfaqësojnë subjektet politike, numërojnë fillimisht votat për subjektet politike, duke krijuar dengje me votat e vlefshme për secilën prej tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …