Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të ketë mbledhje. Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së i ka thënë lajmi.net se në rend të ditës do të jetë për shqyrtim dhe miratim rekomandimi për certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Fushata për zgjedhjet lokale fillon më 22 shtator dhe subjektet politike, si dhe kandidatët do të kenë kohë një muaj për të shpalosur programet e tyre para qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …