Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka miratuar vendimin e PAZP-së, për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren, si dhe për rinumërim të pjesshëm të votave në Dragash, Burim e Rahovec. Krejt kjo pasi ka qenë anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi i cili ka kundërshtuar që një gjë e tillë të votohet sot. Ai këtë e ka arsyetuar se duhet të respektohet afati ligjor për ankesa dhe të pritet vendimi i Gjykatës Supreme. Kjo mbledhje është karakterizuar me akuza dhe debate të nxehta mes anëtarëve të KQZ-së. Ndryshe KQZ ka marrë vendim që të vazhdohet numërimi i votave me kusht dhe me postë në këto komuna.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …