Instituti Shëndetësorë Publik i Kosovës ka bërë sërish thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen

KQZ: Pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR negativ, asnjë anëtarë i KQZ-së nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR se janë negativ me COVID-19, asnjë anëtarë i KQZ-së nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve. Kështu bëri të ditur gjatë kësaj mbledhje, shefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj. Për një gjë të tillë u pajtua edhe Ilir Gashi i PDK-së, i cili kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që deri në ditën e zgjedhjeve të kryhet vaksinimi i gjithë trupave zgjedhore. “Pas datës 13 shtator nuk mund të ketë askush qasje në institucionet publike e private pa qenë i vaksinuar. Ne kemi lista të gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve ku mund të komunikojmë me ministrinë e Shëndetësisë që t’u jep përparësi të gjithë trupave zgjedhore të vaksinohen para zgjedhjeve”, tha Gashi. Me një gjë të tillë u pajtuan edhe anëtarët e tjerë të KQZ-së nga partitë tjera politike. E kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar partitë politikë që personat që do të punojnë gjatë dhe pas zgjedhjeve të jenë të vaksinuar.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …