Komisioni Qendror I Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme gjatë orëve të paradites. Bëhet e ditur se deri në ora 11.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë afër 20.3 për qind e votuesve. Nga publikimi I të dhënave, gjithashtu mësohet se pjesëmarrja më e madhe në zgjedhje deri në ora 10.00 ka qenë qarku i Tiranës ndërsa më i vogë ai i Vlorës. Liderët e partive ju kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë për subjektin politik dhe kandidatët e tyre të preferuar. Numri i qytetarëve të Shqipërisë me të drejt vote është afër 3 milion e 600 mijë ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputet.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …