leoni

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 është: 15 mijë e 610 votues apo 29.69%

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 është: 15 mijë e 610 votues apo 29.69%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e radhës lidhur Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas. Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se pjesëmarrja në votime e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 15:00 është: 15 mijë e 610 votues apo 29.69% nga 52 mijë e 569 votues sa përmban Lista Përfundimtare e Votuesve. Deri në të njëjtën kohë në Raundin e Parë (04 dhjetor) patën votuar 14 mijë e 193 votues apo 27% e qytetarëve me të drejtë vote. Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se duke u mbështetur në informacione nga Qendrat e Votimi procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht.

Të dhënat e detajuara për çdo Vendvotim i gjeni në: http://rezultatet.kqz-ks.org/

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …