Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 9 mijë e 600 aplikime deri të martën, për regjistrim si votues jashtë vendit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se sot është afati i fundit kur votuesit nga jashtë mund të aplikojnë për regjistrim. Ai gjithashtu ka thënë se pas regjistrimit të suksesshëm të gjithë votuesit mund të kryejnë këtë proces përmes postës nga data 15 shtator. Zgjedhjet për kryetar komunash dhe kuvend komunale mbahen me 17 tetor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …