Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Sot hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  do të tërheq sot shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Procesi i hedhjes së shortit do të realizohet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe duke garantuar transparencë të plotë,” ka theksuar Elezi.KQZ-ja ka raportuar se 2 milionë e 75 mijë e 868 qytetarë kanë të drejtë vote për zgjedhjet e ardhshme. Prej tyre, 1 milion e 970 mijë 944 janë të regjistruar për të votuar brenda Kosovës, ndërsa 105 mijë  janë qytetarë që do të votojnë nga jashtë vendit. KQZ-ja thekson se përgatitjet për procesin zgjedhor po vijojnë normalisht dhe të gjitha hapat e nevojshëm për një proces të rregullt dhe transparent janë duke u ndjekur.

Kontrolloni gjithashtu

Grenell

Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në

Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të  Kosovës dhe Shteteve të …