Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të komunave veriore. “Të martën në orën 11:00 do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin për media. Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 19 majit, për kryetar në katër komunat veriore. Në KQZ bënë me dije se, të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, që do të paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin prej tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …