KQZ

KQZ: Verifikimi i aplikuesve nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të bëhet edhe përmes thirrjeve telefonike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që verifikimin e personave që aplikojnë nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit ta bëjë edhe përmes thirrjeve telefonike. Një vendim të tillë po e kundërshtojnë Vetëvendosja, parti kjo e cila ka dërguar edhe ankesë në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa  dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, që po drejton iniciativën politike. Ajo  i ka drejtuar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku ka lutur për shqyrtimin e vendimit për verifikimin e personave nga diaspora që aplikojnë për të votuar.  Një veprim i tillë i Vjosa Osmani cilësohet si ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe një praktikë e gabuar. Kështu ka thënë Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës. “KQZ është institucion i pavarur dhe të gjitha paqartësitë me vendimet e saj do duhej të trajtohen përmes mekanizmave dhe procedurave të parapara për ankimim. Letra e fundit e zonjës Osmani  është ndërhyrje në punën e KQZ –së dhe praktikë jo e mirë se si duhet të respektojmë integritetin e institucioneve të pavarura”, ka thënë Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …