Mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të luftës së UÇK-së si dhe Martirëve të Luftës, e udhëhoqi kryesuesi, Ilaz Krasniqi. Krasniqi ndër të tjera theksoi. ”16 Qershori është dita më e rëndësishme në historinë e komunës së Malishevës, sepse simbolizon fuqishëm Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve, prandaj në emër të anëtarëve të komitetit urojmë të gjithë çlirimtarët dhe kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificën sublime, dhanë jetën, gjymtyrët dhe gjakun për çlirim dhe lirinë e Kosovës, ne sot nderojmë dhe me përkushtim e punë lartësojmë misionin e dëshmorëve të të gjitha brezave, më qëllimin e vetëm që ta realizojmë detyrën para bashkëkombësve dhe atdheut ”.