Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Krasniqi: Adem Jashari edhe në rrethana edhe më të rënda nuk e humbi shpresën dhe nuk e ka lenë vendin

Kryetari i Këshillit Drejtues të NISMA-s Socialdemokate, Jakup Krasniqi, ka reaguar me dizajnin e portretit të komandantit legjendar Adem Jashari, ku shkrimi “Bac u kry”, është zëvendësuar me ” Bac ja shkela”. Ish-kreu i Kuvendit është mllefosur me këtë shkrim, dhe me anë të këtij reagimi ka bërë thirrje që personalitetet kombëtare të së djeshmes e kemi për detyrë t’i nderojmë. “Të gjallët, të rinj apo të vjetër, në çdo kohë e kanë për obligim t’i nderojnë personalitetet kombëtare të së djeshmes, e sidomos kjo duhet të vlen për Adem Legjendarin”. Krasniqi ka shtuar se komandanti legjendar, Adem Jashari, nuk mund të bëhet i përdorshëm për teket e dikujt në gjëra që na i humbin shpresat. “ADEM LEGJENDARI nuk mund të bëhet i përdorshëm për teket e marifetet e askujt në ditët e sotshme. E sidomos nuk guxon të përdorët Portreti i tij për çështje të tilla pa shprese e zhgënjimi”. Ndër të tjera ai theksoi se Adem Jashari edhe në rrethana edhe më të rënda nuk e humbi shpresën dhe nuk e la vendin nën çizmen e huaj. “Pasi ai edhe në rrethana më të rënda as nuk e humbi shpresën e as u zhgënjye dhe nuk ia shkeli kurrë që ta lente Kosovën nën çizmen e huaj”. Për gjërat të tilla, në ditët tona mund dhe duhet të përdorën portretet e të gjithë atyre që e kanë kërkuar qeverisjen e vendit, e sidomos këta të viteve të fundit! Po, këta e meritojnë! Me e para portretit të Adem Legjendarit, kërkohet vetëm nderimi dhe përkulja!, përfundon reagimi i Jakup Krasniqit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …