Drejtori i Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi ka vlerësuar se ashtu sikur shtetet e Evropës, edhe Kosova do të përballet me variantit omikron të koronavirusit. Ai ka thënë se kjo është më e mundur tani kur kemi lëvizje më të madhe të mërgimtarëve tonë që kthehen nga vendet perëndimore për festa në Kosovë. “Është virusi i njëjtë dhe ato çka kemi parë është se çdo variant i paraqitur në shtetet e tjera është se herë ose vonë ka arritur në pothuajse të gjitha shtetet. Mundësia e paraqitjes së Omicronit në Kosovë normalisht që është evidente dhe është e vështirë të paramendohet se nuk do ketë raste edhe në Kosovë pasi po them që virusi është i njëjtë dhe rrugët e përhapjes janë të njëjta” , ka deklaruar ai për Kosovapress. Ai ka thënë se mënyra më e mirë për t’u përgatitur për përballje me këtë virus është marrja e vaksinës së tretë dhe asaj kundër gripit sezonal, nga të gjithë personat mbi moshën 18 vjeçare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …