Krasniqi: Deklarata e Kerryt për tejkalimin e krizës politike nuk e ka amnistuar Qeverinë

Duke komentuar delaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Kransiqi, ka thënë se deklarata e shefit të diplomacisë amerikane për tejkalimin e krizës politike nuk e ka amnistuar Qeverinë. Mesazhi i Kerry-t se problemet duhet të zgjidhen me dialog nënkuptojnë se zgjidhja duhet të gjendet pa gaz lotsjellës e pa Polici. Megjithëkëtë, nuk ka dialog politik aty ku ka arrogancë qeveritare. Këta po mendojnë se policia duhet t’ua zgjidhë gjitha problemet dhe atë politik. Sa u përket mesazheve që mund të nxirren nga kjo vizitë, për krizën politike, këtu secili mund ta interpretoj si të dojë, por kriza politike në Kosovë nuk është krijuar një anshme, për të ardhur deri këtu, më shumë është përgjegjësia e koalicionit qeverisës sesa e opozitës. Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi nuk duhet të kundërshtohen vetëm nga opozita por nga i githë populli, ka porositur Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …