Krasniqi: Drejtësia franceze nuk duhet të mbështetet në akuzat e montuara nga Beogradi

Krasniqi: Drejtësia franceze nuk duhet të mbështetet në akuzat e montuara nga Beogradi

Gjatë fjalimit para masës protestuese, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi tha se drejtësia franceze nuk duhet të mbështetet në akuzat e montuara nga Beogradi. Sot nuk jemi këtu për ta mbrojtur Ramushin si luftëtarë sepse ai këtë e ka mbrojtur me së miri me veprën e tij para gjykatës së Hagës, atje ku gjyqësia ndërkombëtare i ka thënë pafajësisë, theksoi Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi. Ndërkohë, kryetari i Prishtinës që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti tha se mbajtja e tij në Francë nuk është e rastësishme pasi dihet që javën e ardhshme pritet të vij në Kuvend marrëveshja për demarkacionin. Ai theksoi më tutje se nëse mendojnë se po e mbajnë vetëm Ramushin e kanë gabim, nëse mendojnë se po e akuzojnë vetëm Ramushin e kanë gabim sepse po e akuzojnë tërë popullin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …