Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka folur për kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryetar dhe për votat që ai ia ka kërkuar PDK-së. Krasniqi tha se është e pakuptimtë që Haradinaj del e kërkon vota në opozitë kur nuk e ka ende mbështetjen e asnjë partneri të koalicionit. Ai theksoi se asnjëherë deri tani në Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit dhe ka thënë se ky nuk është prioritet për ta.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …