Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vlerësuar se është shqetësuese largimi i 200 mijë qytetarëve nga Kosova, shumë prej tyre profesionist të fushave të caktuara. Ai ka shtuar më tutje se nuk është problematike lëvizja e qytetarëve drejt perëndimit pas heqjes së vizave por ikja e tyre gjatë qeverisjes së vendit nga Qeveria Kurti. “Ajo që ka qenë problematike është largimi i qytetarëve para liberalizimit të vizave, sepse lëvizja në zonën e Shengenit, vizita për të parë mundësitë, qofshin ato edukative, ndoshta edhe të punësimit, është më pak problematike dhe e dëmshme sesa fakti që në dy vitet e fundit, apo dy vitet e gjysmë qeverisje të Kurtit, e kanë lëshuar Kosovën mbi 200 mijë qytetarë. Shumica prej tyre me kontrata të punës, shumica prej tyre profesionistë, prej inxhinierëve, arkitektë e deri te mjekë, e cilido profesion tjetër. Kjo për mua është shqetësimi më i madh” ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …