Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka deklaruar se gjendja e të hospitalizuarve nga virusi korona është e mirë dhe e qëndrueshme dhe se numri i këtyre rasteve që duhet të trajtohen nëpër spitale sa vjen e po zvogëlohet. “Është e vështirë të parashikohet gjëra se si do rrjedhim sidoqoftë ne jemi duke e përcjell situatën me vëmendje dhe institucionet përkatëse janë duke e përcjell situatën epidemiologjike. Ne jemi duke u marr me situatën klinike dhe jemi duke përcjell po ashtu rastet klinike që kanë nevojë për trajtim spitalor edhe në shtetet tjera dhe varësisht nga situata që do na paraqitet neve. Megjithatë shpresojmë që nuk do na paraqitet ndonjë valë tjetër e ardhshme për këtë arsye duhet të kemi kujdes ende sepse virusi është ende prezent dhe përkundër lirim të masave qytetarët në mënyrë individuale dhe kolektive duhet të jenë të vëmendshëm” ka deklaruar mes tjerash drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …