PDK mohon t’i ketë kërkuar LDK-së bashkëpunim për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se partia e tij ka marrë ofertë nga PDK-ja për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Krasniqi tha për lajmi.net, se Harizi ka gënjyer, pasi asnjëherë askush nga PDK nuk ka biseduar me askënd të LDK-së për këtë çështje. Ai ka deklaruar që së bashku me koalicionin qeverisës do ta qojnë mandatin deri në fund me besim që i është dhënë Haradinajt për kryeminister. Megjithatë, Haziri në një emision televiziv tha mbrëmë se LDK-ja e ka refuzuar këtë ofertë nga PDK-ja, të cilën e kishte pasur partnere në qeverinë e kaluar të vendit.
