leoni

Valbon Krasniqi: Tani duhet të mendohet për trajtimin e ndërlikimeve te pacientët që e kanë kaluar virusin

Krasniqi: Ka tregues që na mundësojnë zbutjen e masave të ndërmarra kundër përhapjes së pandemisë

Infektologu, Valbon Krasniqi ka deklaruar se ka tregues shpresëdhënës që na mundësojnë zbutjen e masave të ndërmarra kundër përhapjes së pandemisë. “Është shumë me rëndësi  meqë jam klinicist dhe po e potencoj parametrin klinik, çka nënkupton kjo, duhet parë dhe duhet analizuar numrin eventual të pacientëve të cilët kanë pasur nevojë të shtrihen në klinikë ose në rast të zbutjes së masave, numrin eventual të personave  të infektuar që do të kërkonin eventualisht trajtim mjekësorë. Unë jam optimist me situatën ditëve të fundit këto parametra janë duke u plotësuar. Tani për tani edhe ky parametër është mirë shkon në favor të zbutjes së masave, por megjithatë ende nuk ka vend për gëzim  para kohe, duhet të jemi të vëmendshëm dhe duhet të vazhdojmë me respektim të masave në kuptim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, ka porositur infektologu, Valbon Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …