Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi ka njoftuar se këtë vit janë 100 milion euro më pak të hyra në buxhetin e Kosovës. Ai ka theksuar se kjo është pasojë e moskonstituimit të institucioneve të vendit. Ne i kemi planifikuar në buxhet të vitit 2017-të, rreth 87 milionë euro që duhet të vinin prej mjeteve të Agjencisë së Kosovës për Privatizim. Në mungesë të plotësim ndryshimit të ligjit për APK-në këto mjetet nuk kanë ardhur dhe nuk e dihet nëse do të vijnë këtë vit, ka theksuar ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi. Ai ka shtuar më tutje se se mos funksionimi i Qeverisë, mbetet problematike edhe për realizimin e fondit të IPA 2. Nga IPA 2, Kosova do të përfitonte ndihma financiare nga Bashkimi Evropian në shumë totale prej 2.9 miliardë euro për periudhën 2014-2020.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …