Krasniqi: Kjo pamje është mesazhi më i qartë se Liria ka emër dhe se UCK nuk zbehet as me gjeneratat e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, duke folur për rolin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj për çlirimin e vendit, ka theksuar se prania e madhe në Prishtinë e mijëra liridashësve anekënd vendit, është porosia më e qartë se Liria ka emër dhe se roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  nuk do të zbehet as me gjeneratat e reja. “Sot, ballëlartë e me zemër plot, marshojmë krenarë, për ata që dikur marshuan drejt lirisë. Marshojmë për të kërkuar drejtësi, për ata që nga nesër do të përballen më një proces gjyqësor, në të cilin nuk janë për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak të epokës së lavdishme që përfaqësojnë. Marshojmë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre që sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë për liri. Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi dyshim se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë, sepse janë heronj të gjallë, që përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç pavarësisë, s’kanë pasur një projekt rezervë. Sot, ne solidarizohemi me ta, sepse ata janë pasqyra e një rrugëtimi historik e kombëtar, demokratik e qytetërues, por që s’ka përfunduar akoma” theksoi në mes tjerash, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …