Ish kryekuvendari, Jakup Krasniqi thotë se gjendja e sotme në Kuvendin e Kosovës nuk është lehtë të komentohet, sepse është pasqyra më e keqe e mundshme që fletë shumë. Në rend të parë tregon se kjo që po ndodh që sa muaj në Kosovë, është pasoj e një qeverisje despotike, të pa shoqe në kohën tonë. Kjo qeverisje përbehet nga njerëz që asgjë të mirë e njerëzore nuk mund t’i sjellin këtij vendi, veç po të asaj fatkeqësie që për dekada ia ka shkaktuar regjimi serbo-jugosllav dhe Millosheviqi së fundi. Kjo gjendje u konvenon vetëm armiqve të Kosovës, dhe pyet se çka mund të pritet nga një ish shërbëtor i komunizmit dhe shërbëtorët e tij besnik. “Opozita edhe qytetarët protestues duhet ta e dinë, se kjo luftë për demokraci, për rend e ligj, me uzurpuesit e pushtetit nuk mund të fitohet me 30 deputetet e opozitës. Ata krejt çka mund e duhet të bëjnë është të largohen nga Kuvendi i policëve të keqpërdorur për interes sa krejt kriminale të pak njerëzve, të cilën nuk mund të gjinden aty ku ka rend, ligj e demokraci. Ata mund të jetojnë vetëm në mjegull, në kaos dhe në terr të zi, se e tere e kaluara e tyre është e zezë. Çka mund të pritet nga një ish shërbëtor i komunizmit dhe shërbëtorët e tij besnik. Ky turp i sundimtarëve despotë do ta përcjell gjatë Kosovën me këto pamje shkuese. Vërtetë, kjo gjendje u konvenon vetëm armiqve të Kosovës. Kjo është e turpshme, tha Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …