Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se Kosova ka një Kushtetutë që pëmban vlerat më të larta bashkëkohore por se ajo është shkelur shumë here nga Qeveria dhe kryeministri i Kosovës. Ai ka shkruar se Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Kosovës dhe pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë kosovare. “Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cenimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese” ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …