Memli Krasniqi

Krasniqi: Kosova ka të drejtë të ndërmarrë masa reciproke ndaj Serbisë

Duke komentuar paralajmërimet serbe për mos dëgjueshmëri institucionale, madje edhe rikthim të barrikadave, nga data 1 gusht kur edhe duhet të fillojë zbatimi i reciprocitetit ndaj Serbisë për letërnjoftimet, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se Kosova ka të drejtë të ndërmarrë masa reciproke ndaj Serbisë. “Vendimet sovrane të bazuara në kushtetutë të institucioneve të vendit tonë janë vendime obliguese që duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët. Kosova e ka të drejtën e vet që të zbatojë masat e reciprocitetit. Shpresojmë që veprimet të cilat janë në interes të vendit tonë, do të merren për të gjitha fushat” ka thënë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …