Krasniqi: Kriminelët që kryen krime lufte në Kosovë, Serbia i konsideron heronj

Lirimi i Vladimir Lazareviq-it, i dënuar në Hagë për krime lufte, është liruar dhe është pritur në Serbi si hero. Kjo është dëshmia më e mirë sesa të thella janë në “Serbinë e re” rrënjët e krimit e të gjenocidit që ka ushtruar regjimi serb në vendin tonë. Ky rast do të duhej t’ju fliste diçka qeveritarëve tanë, të cilët janë në gjendje t’i qërojnë hesapet me opozitën e bashkuar, e cila është vërë në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror të vendit. Qeveritaret tanë duhet ta nxjerrin mësimin e duhur, nga zyrtari i lartë i Serbisë i cili hyn në Kosovë sa herë të dojë e pa ia prishur timin e duhanit. Ja çka thotë Vulini për lirimin e Vladimir Lazareviq-it, të cilin dje e priti në aeroportin e Nishit, të dënuarin e Hagës, gjeneralin Vladimir Lazareviç, ai tha:“është krenar se Lazareviq më në fund është i lirë, ngase ai luftoi me heroizëm për vendin e tij”, transmeton KosovaPress. “Ai u mirëprit nga shteti siç duhej të bëhej, Serbia nuk është më një vend që heq dorë nga heronjtë e saj, ky është një vend që krenohet me gjeneralët e tij”, tha Vulin për Televizionin “Pink”.


Kjo do të thotë se Serbia nuk duhet të heq dorë nga krimi e gjenocidi që e ushtruan në Kroaci, B e H e në Kosovë, për çka ishte i dënuar Lazareviq-i. Kjo është dëshmi se ajo as që dëshiron t’i normalizojë  marrëdhëniet me Kosovën, me viktimën e saj të fundit. Ndërsa Kosova duhet të heq dorë nga lufta e saj e lavdishme dhe heronjtë e saj. Kështu është kur në qeverisjen e vendit, qeverisin ata që jo vetëm që nuk ndjejnë obligim që t’i mbrojnë frytet e luftës çlirimtare, por përkundrazi, ata në mënyrë më të pa pafytyrë akuzohen, madje edhe nga përfaqësues të popullit në institucionet e shtetit?!


A duhet t’i thërrasin mendjes qeveritarët tanë?


Unë them Po! E JU?


 


 



7.  12. 2015  ora 6 dhe 8.00


Kryekuvendari  i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Kosovës pasi u takua me lryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli, ka bisediar me kryetarët e tri partive politike të opozitës. Takimin e parë e ka mbajtur me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa pas tij ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Gjatë takimeve ka biseduar edhe me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Burime brenda opozitës njoftojnë  se ai  ka dëgjuar kërkesat e opozitës dhe i ka inkurajuar ata, që të ulen në tryezë me liderët e institucioneve në Prishtinë për dialog lidhur me  gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën aktuale, që po mbretëron në Kosovë  dhe bllokadën e Kuvendit nga opozita e bashkuar, e cila po kërkon që të anulohen dy marrëveshjet e dëmshme për vendin të cilat i ka nënshkruar, kryeministri Mustafa në Bruksel, së bashku me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq. Ende nuk dihet nëse kryekuvendati Meta do të takohet me kryeministrin Mustafa, i cili ka kritikuar Tiranën zyrtare për “paternalizëm”. Edhe në vitet  80, Komiteti komunist i Kosovës, ku kishte zë me rëndësi, Isa Mustafa, kishte fajësuar Shqipërinë për shpërthimin e demonstratave në Kosovë dhe e kishte akuzuar për paternalizëm.


 


Viziata e kryekuvendarit Ilir Meta në Prishtinë nuk është pritet mirë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Duke qenë se është folur më herët për një ndërhyrje të mundshme të politikanëve shqiptarë në ndihmë të tejkalimit të krizës politike në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa ditë më parë ka reaguar ashpër kundër çdo ndërhyrjeje, sikur e quan ai, paternaliste të Shqipërisë për të zgjidhur problemet. Mustafa, nuk ka probleme fare më bisedime dhe marrëveshje me Serbinë, por mosmarrëveshjet më të mëdha i ka me opozitën dhe Shqipërinë, nga e cila nuk prej kurrfarë ndihme. Për më tepër ai kritikoi ashpër ministren e Mbrotjes, Mimi Kodheli, e cila gjatë vizitës në Kosovë, me një dashamirësi vëllazërore porosit që Kosovë të mos marrë shembull Shqipërisë në kacafytjet pozitë opozitë.


 


Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, për situatën politike në vend. Ai ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për daljen nga kriza e thellë në të cilën është vendi ynë. Limaj thotë se ka njoftuar Metën për shkaqet e krizës dhe për arrestimet e deputetëve të opozitës. “Pas një diskutimi miqësor e informues për shkaqet e kësaj krize në të cilën ky koalicion qeverisës e ka sjell vendin, unë po ashtu ia bëra të njohur z.Meta qëndrimin e opozitës së bashkuar se në Kosovë tashmë është instaluar pushteti policor nga Isa dhe Hashimi, se këta dy po shtypin zërin opozitar, po burgosin deputetë, po bastisin shtëpitë e deputetëve dhe po bastisin e po thyejnë zyrat e partive opozitare”, ka shkruar Limaj. Në postimin e tij, Limaj ka shtuar se kryeparlamentarit Meta i ka treguar se ftesën e kryeministrit Mustafa për dialog opozita e vlerëson si hipokrizi. Ai thotë se para ftesës duhet të lirohen deputetët e arrestuar. “I tregova z. Meta se ftesën e Isa Mustafës për dialog e vlerësojmë si një hipokrizi. Para çdo ftese duhet së pari të lirohen të gjithë të burgosurit politik nga regjimi i tyre policor dhe pastaj reflektim për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin”, thuhet më tej në postimin e Limajt.


 


Edhe kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në një takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Presidentja Jahjaga dhe kryetari Meta kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet për të tejkaluar situatën e krijuar në vend. “Presidentja Jahjaga e njoftoi kryetarin Meta për angazhimin e saj për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare”, është thënë në njoftimin e Presidencës.


 


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar në Prishtinë kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Haradinaj në një intervistë për “Epokën e re” ka treguar për qëllimin e takimit me Metën. Ai ka thënë se gjatë takimit Meta ishte përpjekur për ta gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend. Haradinaj e ka vlerësuar iniciativën e Metës, por ka thënë se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim. “Qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”, është shprehur ai. Sa i përket thirrjes se kryeministrit Mustafa për një takim me liderët e opozitës, Haradinaj ka theksuar se opozita nuk shkon në takim te kryeministri. “Ne nuk shkojmë në takim me kryeministrin. Është një ftesë e vonuar dhe e thatë”, ka deklaruar Haradinaj.  Lideri i AAK-së, ka paralajmëruar se këto do ditë opozita mund të ketë takime edhe me presidenten, Atifete Jahjaga.


 


Pasojat e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbesin të pashëruara derisa nuk mbyllet plaga e të pagjeturve, e cila për 16 vjet me radhë po instrumentalizohet nga politika. Derisa Qeveria e Kosovës nuk ka treguar interesim të duhur që çështjen e 1650 personave të zhdukur ta vënë si temë bazë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, Qeveria e Serbisë po bën politikë me të pagjeturit. Partitë opozitare në Kosovë thonë Qeveria e Serbisë e di saktë se ku janë kosovarët e zhdukur, por vazhdimisht po mundohet ta minimizojë çështjen, deri në zhdukjen e gjurmëve të krimit. Madje, sipas tyre, kjo temë nuk dialogohet, por duhet të jetë kusht i dialogut. Ata madje kujtojnë faktin se Serbia obligohet nga organizatat ndërkombëtare për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Për më tepër, subjektet politike opozitare në Kosovë përgjegjëse për moszbardhjen e fatit të të pagjeturve e bëjnë edhe Qeverinë e Kosovës pasi, sipas tyre, po iu nënshtrohet kërkesave të Qeverisë serbe. 


 


Ministri i Diasporës, Valon Murati, gjatë vizitës  në Federatën Zvicërane, mbajti takim me prindërit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër “Naim Frashëri”. Me këtë rast u diskutuan problemet që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, me këtë rast në Zvicër, ndërsa në vecanti u diskutua për shkaqet e numrit jo shumë të kënaqshëm të nxënësve të cilët vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër. Me këtë rast, ministri Murati përpos që njoftoi bashkatdhetarët për themelimin e grupeve punuese për implementimin e marrëveshjes ndërshtetërore me Shqipërinë për mësimin plotësues, duke theksuar se ky proces është duke u zhvilluar me dinamikën e paraparë, kërkoi nga bashkatdhetarët që masivisht ti përgjigjen ftesës së institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për dërgimin e fëmijëve në shkollat e gjuhës shqipe. “Mësimi i gjuhës shqipe nuk i pengon fëmijët që të mësojnë gjuhët e vendit pritës. Përkundrazi, mësimi i gjuhës amtare vetëm sa ndihmon në masë të madhe mësimin e gjuhëve të huaja, si dhe fuqizon integrimin tuaj në shoqërinë ku jeni duke jetuar. Kjo është mesazhi që kam marrë edhe nga autoritetet federale zvicerane”, ka porositur ministri Murati.


 


Në moshën 78-vjeçare ka ndërruar jetë, Idriz Dvorani nga fshati Qëndresë, ish-Terstenik i Drenicës, babai i pesë dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Varrimi i të ndjerit u bë dje në orën 15.00 në varrezat e lagjes Dvorani,  në Terstenik të Drenicës. Idrizi ishte baba i dëshmorëve: Hysni Dvorani, Avni Dvorani, Veli Dvorani, Lumni Dvorani dhe Haki Dvorani.


 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …